Lajme

Të pakënaqur me shërbimin, sulmojnë fizikisht mjekun në Prizren

Mjeku

Një mjek në Prizren ka njoftuar se derisa ishte në vendin e tij të punës është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët e kishin dërguar nënën e tyre për kontroll mirëpo ishin të pakënaqur me shërbimet mjekësore.

“Prizren 17.06.2023-21:00.  Viktima mashkull kosovar-mjek, ka raportuar se derisa ishte në vendin tij të punës –kujdestari, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët e  kishin dërguar nënën e tyre për kontroll mjekësore në shenjë pakënaqësie në ofrimin e shërbimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

/Shqip.com