Rozë

“Të mora në telefon dhe nuk mu përgjigje”, Morena Taraku bën dedikim prekës për humbjen e mikut të saj

Morena dhe Eronit

Modelja, Morena Taraku ditë më parë ka humbur shokun e saj, Eronit Sermaxhaj.

Ata kanë pasur raporte shumë të mira njëri më tjetrin dhe Morena, që nga vdekja e tij ka postuar vazhdimisht fotografi dhe video me të duke e kujtuar.


Një dedikim nuk ka munguar as sot, ku modelja ka shkruar në Instagram se sa të vështirë po e ka jetën pa të.

“ Sapo të mora në telefon dhe nuk mu përgjigje. Po prisja në telefon dhe më pas u ndala. Të thirra që të bëhesh gati që të vish aty ku takoheshim çdo ditë. Telefonin nuk ma hape dhe u çudita….’’, ka shkruar Morena.


Eroniti humbi jetën në moshën 22 vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë të cilën bëri përpjekje ta luftojë tash e 4 vite./SHQIP.com