Lajme

Të mërkurën, Kuvendi debaton për rezolutën e cila kërkon shkarkimin e ministres Hajdari

Kuvendi i Kosovës, gjatë kësaj seancë pritet që të mbajë dy seanca.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila njoftoi se njëra nga seancat pritet që të mbahet ditën e mërkurë kurse, një tjetër do të mbahet ditën e enjte.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, njoftoi se gjatë ditës së mërkurë është kërkuar debat parlamentar për rezolutën ku kërkohet shkarkimi i ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdarit.

“Ky është një debat që e kemi kërkuar tash e dy muaj, mirëpo për shkak të një kaosi që e karakterizon këtë legjislaturë për shkak të mosmiratimit të shumë projektligjeve, pikave, votimeve e raporteve knë mbetur shumë pika të pa trajtuara. Kemi më shumë se tetë seanca të pambyllura nga viti i kaluar dhe me dhjetëra projektligje nuk kanë hyrë në procedurën e votimit edhe pse kanë kaluar në të dyja leximet. Pra, për shkak të këtij kaosi jemi në periudhën ku tashmë është ardhur momenti që të votojmë dhe diskutojmë në rezolutë të tillë ku kërkohet shkarkimi i ministres Hajdari”, tha Tahiri.

Para dy jave, Abelard Tahiri kishte deklaruar se Ministrja Hajdari duhet të shkarkohet pasi që e njëjta ka aktakuzë për shkak të mos deklarimit të pasurisë në ATK.

Lexo edhe:

Ministres Hajdari i ngritet aktakuzë për deklarim të rrejshëm të pasurisë

Me 14 tetor, Prokuroria e Shtetit kishte ngritur aktakuzë ndaj ministres Hajdari.

Në formularin e pasurisë, Hajdari kishte deklaruar se posedon një banes në vlerë prej 50 mijë eurove, që nuk e ka në emër të vetin, por është pronë e përbashkët familjare.

Gjithashtu Hajdari kishte deklaruar një veturë në vlerë prej 3 mijë eurove të tipit Ford dhe 900 euro para të gatshme në bankë. Ndërsa pagën mujore Hajdari e kishte deklaruar 1 mijë e 321 euro.

/Shqip.com