Lajme

Të martën rikthehet dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel

Bashkimi Evropian.

Për të martën është paralajmëruar një takim në nivel kryenegociatorësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi fillimisht do të kenë takime ndaras me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Në ora 09:00, me Lajçakun do të takohet drejtori i së ashtuquajturës “zyre për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviq. Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës në ora 11:00 takohet me të dërguarin evropian.

Dialogu Kosovë-Serbi.

Nuk dihet se çfarë është në rend të ditës për nesër.

Në fund të shtatorit, Kosova dhe Serbia e kishin arritur një marrëveshje të përkohshme për targat.

Përndryshe, te hënën Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka paralajmëruar një takim të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. /Shqip.com