Lajme

Të martën nis numërimi i votave me kusht

Ilustrim

Numërimi i votave me kusht do të fillojë të martën.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’ju konfirmoj se të martën, në orën 11:00, do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta”, ka thënë Elezi.

Të dielën u numëruan votat me postë.

Më pas do të certifikohen rezultatet e raundit të parë.

Raundi i dytë i komunave që kanë shkuar në balotazh zhvillohet më 14 nëntor. /Shqip.com