Lajme Ballkan

Të martën Konferenca e Parë Ndërqeveritare, këta janë 25 negociatorët që do ulen nesër në tryezë me BE-në

Një delegacion shqiptar është nisur sot drejt Brukselit ndërsa të martën mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, kryesuar nga kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE, raporton Abcnews.

Disa ditë më parë, Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ishte shprehur se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk kanë më asnjë pengesë./Shqip.com