Lajme

Të hënën protesta e dytë për 7-vjeçaren që vdiq pasi u godit nga skafi – kërkohet dorëheqja e dy ministrave

Gomona me të cilën u vra 7-vjeçarja në Himarë

Të hënën në 19:30 do të ketë sërish një protestë për 7-vjeçaren, Jonada Avdia.

Mësohet se tubimi këtë herë do të fillojë te Ministria e Brendshme, aty ko do të grumbullohen protestuesit të cilët më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë.

Bëhet me dije se protesta ka vetëm një skenar për të realizuar qëllimin e dorëheqjes së ministrave Çuçi e Kumbaro si dhe të drejtorit të Policisë, Gledis Nano.

Burime pranë organizatorëve të protestës thonë se nëse nuk do të ketë asnjë dorëheqje, protestat do të vijojnë pa ndërprerje dhe çdo ditë.

Protesta e parë e organizuar për Jonada Avdian

Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj.

E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një gomone që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarësm Arjan Tase, njofton euronewsal./Shqip.com