Lajme

Të hënën mblidhet kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit

Të hënën pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Kjo mbledhje pritet të zhvillohet me fillim nga ora 12:00.

Sipas njoftimit, pritet që të bëhet miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

Gjithashtu pritet që të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e 22 qershorit

Votimi i Projekt-Rezolutës nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.

Si dhe pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 maj 2023.

/Shqip.com