Të gjithë po e duan Muriqin – në Spanjë

Në sezonin e kaluar – ishte ndër arsyet kryesore pse Mallorca qëndroi na La Liga.
Me formë të njëjtë po vazhdon përsëri.
Vedat Muriqi është duke jetuar momente të arta në Spanjë.
“Pirati” ka rilindur – dhe për një kohë të shkurtër është shndrruar në një nga futbollistët më të dashur për tifoëzët e kësaj skuadre dhe jo vetëm.
Shtatgjati e ka gjetur veten shpesh në kopretinën e faqes zyrtare të La Ligës.
Ai ka shënuar dy gola – në tri ndeshje të zhvilluara në këtë kampionat.
Teksa, në total – ai ka shtatë gola – në 18-të ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit spanjoll.
Sa i përket formës ekipore, Mallorca është ngritur në vendin e shtatë të La Ligës – me katër pikë të grumbulluara.
Muriqi ka kontratë me ekipin spanjoll – deri në vitin 2027, teksa vlerësohet në “Transfermarkt” vlerësohet shtatë milionë euro.