Sport Ndërkombëtar

Të gjithë e duan Pau Torresin

Pau Torres

Ndeshja e të mërkurës së javës së kaluar dëshmoi se në futboll favoriti mbetet vetëm në letër.

Villareal shokoi Bayern Munchenin duke triumfuar 1:0 në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Ndër lojtarët më krucial për vendasit ishte qendërmbrojtësi Pau Torres, që është në radarin e gjigantëve evropianë, raporton “Goal”.

Pau Torres dhe Thomas Muller

Tottenham i kishtë bërë atij ofertë që i katërfishonte të ardhurat që merr tek Villarreali, por që ishte refuzuar nga lojtari.

“Tërheqja e të luajturit në Ligën e Kampionëve me ekipin nga qyteti im ishte më e madhe,” tha ai për “The Guardian”.

Tani që ekipi i udhëhequr nga Conte është në rrugë të mirë, mund të përpiqet përsëri në verë.

Megjithatë kësaj radhe konkurencë do të gjejë nga rivali lokal Chelsea, të cilët po planifikojnë një zëvendësim për Antonio Rudiger që do të largohet në fund të sezonit.

Si zëvendësues 25 vjeçari ishte parë edhe nga Real Madridi, që e sheh atë si pasues të Sergio Ramos.

Spanjolli i talentuar ishte pjesë e Spanjës në “Euro 2020” dhe pritet të jetë me “La Furia Roja” edhe në Katar.

Pau Torres për Spanjën

Qendërmbrojtësi ka kontratë me “Nëndetësen e Verdhë” deri në qershor të 2024-tës, kurse vlera e tij në treg është 50 milion euro.

Majtaku ka luajtur 100 përqind të ndeshjeve këtë sezon nën urdhërat e Unai Emery, i cili kishe thënë se nëse Pau largohet nga Villarreal “do të ishte vetëm për Barçën ose Realin”./Shqip.com