Lajme

Të gjitha vendimet që u miratuan në mbledhjen e Qeverisë

Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar të enjten mbledhjen e radhës, të 148-tën me radhë, në të cilën ka miratuar disa vendime.

–  Vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 24 maj 2023, jep mendim lidhur me Nismën legjislative për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-005 për tatimin në Pronën e Paluajtshme”. Sipas tij, Qeveria i përgjigjet negativisht kërkesës së deputetëve të Kuvendit.

– Vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me Kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 14 qershor 2023, jep mendim pozitiv lidhur me Nismën legjislative për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-128. Zyrtarët Publikë”.

–   Projektligjin për Artin dhe Kulturën.

–    Projektligjin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor.

–    Projektligjin për Administrimin e Ndërtesave dhe Lagjeve të Banimit në Bashkëpronësi.

–    Projektligjin për Performancën Energjetike të Ndërtesave.

–   Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare.

–  Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

–   Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.06/037 për Metrologji.

–   Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë për vitin 2023.

–    Themelimin e Zyrës për Kontrollimin dhe Harmonizimin Gjuhësor, brenda Zyrës së Kryeministrit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura.

–  Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr.15/158 të datës 29 nëntor 2013, për ndryshimin e kushteve të hyrjes dhe Regjimit të Vizave për të Huajt në Republikën e Kosovës. Sipas këtij ndryshim-plotësimi, shteti i Singaporit i shtohet listës së shteteve, shtetasit e të cilit lirohen nga regjimi i vizave për hyrje, tranzit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës deri në 90 ditë, për një periudhë gjashtë mujore, prej datës së hyrjes së parë.

  • Vendimin për themelimin e Bordit Këshillues për  themelimin e Shkollës Kombëtare të Administratës së Kosovës.

Bordi Këshillues përbëhet nga anëtarët si në vijim:

Mr. Bardhyl Dobra, Zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryesues;

Prof. Dr. Wolfgang Drechsler – Harvard University/University College London/Tallinn Technology University, Gjermani;

Prof. Dr. Alketa Peci –  Fundacao Getulio Vargas, Shqipëri/Brazil;

Assoc. Prof. Dr. Besnik Pula, Virginia Tech, Kosovë/SHBA;

Prof. Dr. Michel de Vries – Radboud University, Holandë;

Prof. Dr. Hiroko Shimada Logie – University of Kyoto/ ish-drejtoreshë e Autoritetit Kombëtar të Shërbimit Civil, Japoni;

Dr. Anneli Temmes – ish-Drejtoreshë Ekzekutive e HAUS Finnish Institute of Public Management, Finlandë;

Prof. Dr. Andrew Massey – King’s College, Britani e Madhe;

Prof. Dr. Eko Prasojo – Univesitas Indonesia dhe ish-Ministër i Administratës Publike, Indonezi;

Prof. Dr. Arben Hajrullahu, Universitet i Prishtinës –Hasan Prishtina, Kosovë;

Dr. Julien Theron – Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik (INSP), Francë.

/Shqip.com