Sport Ndërkombëtar

Të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës mund ti shikoni direkt në këtë televizion të Kosovës

Sot do të fillojë Kupa e Botës me ndeshjen hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit me fillim nga ora 17:00. Ndërsa, i gjithë ky kampionat do të transmetohet në televizionin publik të Kosovës, RTK.

Fillimisht, është duke u mbajtur ceremonia e hapjes së ‘Katar 2022’ e cila do të zgjasë deri në ora 16:15.

Ndërsa, pastaj do të zhvillohet ndeshja e parë e Grupit A mes dy kombëtareve të lartcekura.

Në këtë grup janë edhe Senegali dhe Holanda që do të përballen nesër në ora 17:00.

Kujtojmë se Kupa e Botës do të zhvillohet deri më datën 18 dhjetor dhe finalja do të luhet në stadiumin ‘The Lusail Iconic Stadium’.

/Shqip.com