Sport Shqiptar

Te Galatasaray tregojnë nëse duan ta kthejnë Rashicën

Nuk do të jetë vetëm Mauro Icardi që do të rikthehet te Galatasaray. Zëvendësdrejtori i klubit turk, Erden Timur tha se po punohet për ta rikthyer Milot Rashicën në Stamboll.

“Ne jemi duke negociuar rikthimin e tij, duam që ai të jetë pjesë e ekipit dhe ai gjithashtu dëshiron të kthehet. Ne do ta gjejmë një bazë e përbashkët”, ka thënë Timur.

 27-vjeçari kosovar aktualisht ndodhet në Norwich, që është pronar i kartonit të tij. Sezonin e kaluar Rashica grumbulloi 30 paraqitje, duke shënuar 6 gola.

Zyrtari i skuadrës turke ka thënë se kthimi i Icardit është realitet.

Argjentinasi pritet në Stamboll nesër në mbrëmje. 30-vjeçari ishte vendimtar në fitoren e Galatasarayt në Super Ligën e fundit.

Në 24 ndeshje të luajtura ai shënoi 22 gola, me një mesatare prej një gol në çdo 86 minuta.

Lojtari është ende nën kontratë me Paris Saint-Germain deri më 30 qershor 2024, por dëshira e tij për të vazhduar karrierën e tij në Stamboll ishte vendimtare në arritjen e një marrëveshjeje mes klubeve.

/Shqip.com