Rozë

“Të fitojë më i miri “, Atdheu i shpall ‘luftë’ Donaldit

Atdhe Xharavina, Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka qenë shumë në qendër të vëmendjes muajt e fundit.

E gjithë kjo pasi ka një kohë të gjatë se ai është përfolur që është në lidhje dashurie më moderatorën, Bora Zemani.

Së fundmi në një intervistës për “Glamour Zone”, Atdheu ka treguar shumë gjëra për jetën e tij, ndër të tjera ai ka bërë edhe deklarata shumë të forta.

I pyetur se me cilën ndër vajzat do të flirtonte, Atdheu ka përmendur emrin e këngëtares Beatrix Ramosaj, e cila është e lidhur me Donald Veshajn.

“Po a nuk do e kishe problem konkurrencën?”, e ka pyetur moderatorja Ester Bylyku, referuar aktorit.

“Le të fitojë më i miri”, është përgjigjur Atdheu, duke i shpallur kështu “luftë” Donaldit.

Pas kësaj ka pasur komente të shumta nga fansat të cilët kanë thënë së Atdheu ka dicka personali me Dondalin pasi është duke ndërhyre shumë shpesh në jetën e tij./SHQIP.com