Sport Shqiptar

Të enjten tërhiqet shorti i Superligës

Federata e Futbollit të Kosovës

Superliga e Kosovës i hap perdet me 22 gusht.

Teksa, sot është bërë e ditur se tërheqeja e shortit – për sezonin e ri do të bëhet me 21 korrik – në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në të njëjtën ditë – shorti do të tërhiqet edhe për ligat tjera – brenda vendit.

Tërheqja e shortit bëhet sipas këtij orari:
Superliga – ora 13:00
Liga e Parë Grupi A – ora 13:30
Liga e Parë Grupi B – ora 14:00

Këtë sezon – në Superligë janë inkuadruar Trepça 89 dhe Ferizaji, ndërsa janë larguar Feronikeli dhe Ulpiana./Shqip.com