Lajme

Të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës, votohet rezuluta në mbështetje të Ukrainës

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes në rend të ditës do ta ketë edhe rezolutën në mbështetje të Ukrainës.

Sipas njoftimit, pas dakordimit midis grupeve parlamentare, në seancën e nesërme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”.

Seanca e Kuvendit do të fillojë në ora 10:00, më 3 mars.

Ndërkaq, kujtojmë që Kosova ka dënuar sulmet ruse në Ukrainë si dhe ka vënë sanksione ndaj Rusisë.

Sanksione këto që përfshijnë ngrirjen e aseteve të bankave, institucioneve financiare dhe individëve.