Sport Shqiptar

Të enjten hidhet shorti për gjysmëfinalen e Kupës

Shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës do të hidhet të enjten.

Drita, Prishtina, LLapi dhe Ramiz Sadiku do të mësojnë kundërshtarët e tyre për raundin e ardhshëm.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi.

“Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për  gjysmëfinale të Kupës së Kosovës të mbahet të enjten (më 31 mars). Tërheqja e shortit bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:00”.

Për të arritur deri në gjysmëfinale, Prishtina mposhti Ballkanin në çerekfinale, Drita kaloi Ulpianën, Llapi triumfoi përballë Gjilanit dhe Ramiz Sadiku mposhti KEK-un.

Kujtojmë që edicionin e kaluar Llapi e fitoi Kupën, pasi mposhti në finale Prishtinën./Shqip.com