Të enjten hidhet shorti për gjysmëfinalen e Kupës
Publikuar:
(29.03.2022 10:12:44)

Shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës do të hidhet të enjten.
Drita, Prishtina, LLapi dhe Ramiz Sadiku do të mësojnë kundërshtarët e tyre për raundin e ardhshëm.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi.
“Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës të mbahet të enjten (më 31 mars). Tërheqja e shortit bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:00”.
Për të arritur deri në gjysmëfinale, Prishtina mposhti Ballkanin në çerekfinale, Drita kaloi Ulpianën, Llapi triumfoi përballë Gjilanit dhe Ramiz Sadiku mposhti KEK-un.
Kujtojmë që edicionin e kaluar Llapi e fitoi Kupën, pasi mposhti në finale Prishtinën./Shqip.com