Lajme

Të enjten bëhet betimi i tre kryetarëve të rinj në veri

Foto ilustruese
Mitrovica e Veriut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se janë bërë një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.

Sipas tij, procesi i betimit të kryetari të Komunës së Mitrovicës veriore është normale si dhe siç u shpreh ai të enjten do të betohen edhe tri kryetarët e tri komunave tjera, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Kurti u shpreh se shantazhet dhe linçimet që ka bërë Beogradi zyrtarë ndaj qytetarëve serbë në Kosovë nuk është normale.

“Dje u bë një muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve në komuna veriore në veri, atë të Mitrovicës së veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit. Nuk pati asnjë incident, ishin të qeta dhe paqësore. Trysnia, linçimet dhe shantazhi i nga Beogradi zyrtarë ndikoi drejtpërdrejt në daljen e ulët të qytetarëve tanë në këto zgjedhje”, ka thënë ai. Vota e munguar ishte mungesë e vullnetit të lirë e jo shprehje e vullnetit politik. Fushata të tilla kërcënuese të Beogradit zyrtarë ndaj serbëve lokal, veçanërisht në katër komuna në veri janë të shpeshta dhe të vazhdueshme. Por, veç pse diçka ndodh shpesh dhe vazhdimisht nuk do të thotë që është normale dhe e pranueshme..”, tha ai.

Kurti konfirmoi se të enjten do të mbahet betimi i tri kryetarëve të rinj në tri komunat veriore.

“Të premten e kaluar kryetari i zgjedhur në Komunë të Mitrovicës Erden Atiq bëri betimin e tij, dhe kjo është normale dhe nënkryetare u emëruar Katarina Axhaniqi që vjen nga radhët e komunitetit serbe dhe kjo është normale. Dje u emëruar katër drejtorë, një serb, një boshnjak një egjiptian dhe një shqiptarë e prej tyre dy gra, e kjo është progres që duhet normalizuar.

Nesër në këto komuna do të mbahen seancat konstituive dhe betimi i tri kryetareve në ndërtesa publike. Kanë kaluar mbi 6 muaj që këto komuna mbetën pa kryetar e qytetarët pa shërbime e kjo nuk është normale”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur muajin e kaluar rezultatet për zgjedhjet lokale të 23 prillit që u mbajtën në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Sipas KQZ-së, në garën për kryetarin e ri të Komunës të Leposaviqit, fitues është shpallur Lulzim Hetimi nga Lëvizja Vetëvendosje me 73.5 për qind të votave të fituara.

Kjo parti fitoi garën edhe në Mitrovicë të Veriut. Kreu i ri i kësaj komune do të jetë Erden Atiq, që ka fituar 66.9 për qind të votave.

Dy komuna i kanë fituar kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës. Komunën e Zveçanit do ta udhëheqë Ilir Peci nga kjo parti me 59 për qind të votave të fituara. Ndërkaq, në Zubin Potok fitues u shpall Izmir Zeqiri me 52.2 për qind të votave.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e rinj të katër komunave veriore u bojkotuan gjerësisht nga popullata serbe atje. Sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhje dolën 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor.

/Shqip.com