Rozë

“ Të dua Goran”, “Mirë se vjen”- Shqiptarët ia shprehin dashurinë Bregoviqit

Artistiti serb, Goran Bregovic

Ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregovic në Festivalin e Birrës në Korçë ka ngjallur reagime të mëdha.

Pjesëmarrja e tij në këtë festë po kundërshtohet nga të famshmit shqiptarë, të cilët kanë hequr dorë nga performanca, si Dafina Zeqiri, Capital T dhe së fundmi Shemi i “Ilirëve” , i cili gjatë ditës së djeshme anuloj pjesëmarrjen e tij.

Përveç tyre, Bregoviqin po e kundërshtojnë edhe shumë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria, megjithatë, ka prej tyre që mezi presin ta shohin.

Në profilin e artisti serb në Instagram, ku është bërë njoftimi për blerjen e biletave dje, pati komente të ndryshme të cilët me padurim po presin ardhjen e tij.

“Të dua” dhe “Mirë se vjen”, ishin disa nga komentet në profilin e këngëtarit serb.


Ndërkohë ka pasur shumë të tjerë e kanë ofenduar dhe i thanë se nuk ‘je i mirëseardhur’.

“Kosova është Shqipëri”, lexohet një koment poshtë fotografisë së tij.

Në anën tjetër, me 22 gusht në Korçë pritet të performojë Bregoviq, si pjesë e festës së birrës e cila mbahet çdo vit./SHQIP.com