Të dielën zhvillohen edhe tri ndeshjet e fundit të javës së 28-të

Me tri ndeshjet që do të zhvillohen të dielën, do të mbyllet edhe java e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në Skenderaj, Prishtina pret Malishevën, për ndeshjen e parë të ditës së sotme.
Pas, fitores kundër Llapit, Prishtina do të kërkojë të marr një tjetër tre pikësh, nga ana tjetër Malisheva pret ta vazhdoj serinë pa humbje.
Skuadra nga kryeqyteti është në vendin e pestë, derisa Malisheva në vendin e shtat.

Kjo ndeshje do të fillojë në ora 13:30.
Kurse, dy ndeshje tjera do të zhvillohen nga ora 14:00 dhe gjithashtu pritet të jenë interesante.
Drita udhëton drejt Feronikelit, për një tjetër përballje të rëndësishme.

Drita gjendet në vendin e tret në tabelën e Superligës, kurse Nikli është në vendin e fundit.
Llapi do të përballet me Ulpianën.

Të dy skuadrat nuk kanë fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe do të kërkojnë të marrin pikë të plota./Shqip.com