Sport Shqiptar

Të dielën zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 30-të

KF Dukagjini

Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohen të dielën.

Ndeshja e parë është ajo ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit që zhvillohet me fillim nga ora 13:30.

Gjilani do të kërkojë të rimarr vendin e dytë dhe të përfitojë nga barazimi i Ballkanit të shtunën.

Gjilani nuk po kalon formë edhe aq të mirë, pasi në pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

SC Gjilani

Kurse, Dukagjini, që po kërkon të sigurojë mbijetesën, po ashtu ka të njëjtat rezultate në pesë ndeshjet  fundit.

Skuadra e Ismet Munishit gjendet në vendin e tret me 55 pikë të grumbulluara, po aq sa ka edhe Drita një pozitë më lart, derisa Dukagjini është në vendin e tetë me 33 pikë.

Prishtina do të kërkojë rikthimin te fitorja në përballjen me Drenicën, që fillon në ora 14:00.

Skuadra nga kryeqyteti në pesë ndeshjet e fundit ka tri fitore dhe dy humbje, kurse Drenica ka katër humbje dhe një fitore.

Prishtina gjendet në vendin e pestë me 38 pikë, ndërsa Drenica është në vendin e shtatë me 35 pikë./Shqip.com