Lajme

Të dielën mot me diell në Kosovë

Ilustrim

Gjatë ditës së diele në vendin tonë pritet të mbajë mot i qëndrueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj dite do të ketë diell dhe vranësira në relievin malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Foto ilustruese

IHMK-ja, ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./Shqip.com