Lajme Ballkan

Të dielën mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë Veriore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahet të dielën, më 31 tetor, përcjell Shqip.com.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 44 komuna, ku në qytetin e Shkupit do të zhvillohet gara për njërin nga dy kandidatët për kryetarë komune që grumbulluan votat e nevojshme, ku të drejtë vote kanë një milion e 353 mijë e 990 qytetarë.

Kurse, në 34 komuna ka përfunduar gara për kryetarin e komunës që në raundin e parë, kurse në dy komunat, Zhupë dhe Mavrovë, do të përsëritet rrethi i parë i zgjedhjeve.

Ndërkaq, të premten ka përfunduar fushata zgjedhore, kurse ka filluar heshtja zgjedhore e cila zgjat deri të dielën në orën 19:00, kur mbyllen kutitë e votimit./SHQIP.com