Të dielën mbahen zgjedhjet lokale edhe në Maqedoninë Veriore
Publikuar:
(17.10.2021 09:19:24)
Të dielën, në të njëjtën ditë me Kosovën, zgjedhjet lokale mbahen edhe në Maqedoninë Veriore, përcjell Shqip.com.
Të shtunën kanë votuar personat e burgosur dhe të infektuarit me COVID-19, të cilët janë në vetizolim.
Ndërkaq, shtatë mijë e 921 persona të sëmurë, që nuk mund të votojnë në qendrat e votimit, kanë votuar në shtëpitë e tyre me ndihmën e ekipeve mobile.
Ndryshe, këto janë zgjedhjet e shtata komunale që mbahen në Maqedoninë e Veriut./SHQIP.com