Sport Shqiptar

Të dielën dalin në shitje biletat për lojën e Dritës në Conference League

Të dielën do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e kthimit, kur Drita përballet me Inter Turkut.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Drita përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“FC Drita ju njofton se biletat për ndeshjen e kthimit, FC DRITA – FC Inter Turku do të dalin në shitje të dielën në formë fizike në dy pika të shitjes. Tribunat në Veri dhe Jug janë të mbyllura, ndërsa çmimi për biletat në dispozicion janë: Lindje 3 euro, perëndim 7 euro, VIP 20 euro”, thuhet në njoftim.

Biletat mund të blihen para teatrit të qytetit dhe te stadiumi i qytetit, në Gjilan.

Drita ka humbur ndeshjen e parë ndaj Inter Turkut me rezultatin 1:0, kurse tani kërkon rikthimin në “Fadil Vokrri” të martën./Shqip.com