Lajme

Të dielën, tri lagje të Prishtinës mbesin pa ujë deri në tetë orë

Foto ilustruese

Të dielën, tri lagjet e Prishtinës, “Lagjja e Spitalit”, “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”, nga ora 10:00 deri në 18:00 do të mbesin pa ujë të pijshëm, njofton Shqip.com.

Përmes një njoftimi, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe do të realizohen punime teknike në gypin fi 600 mm në Badoc.

Liqeni i Badocit.

Sipas njoftimit, realizimi i punimeve të tilla bëhet për funksionimin më të mirrë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

“Realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

Gjatë ditës së nesërme, 10 tetor 2021 duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë”, thuhet në njoftim./SHQIP.com