Sport Ndërkombëtar

Tchouameni në listën e “mbretërve”

Aurelien Tchouameni

Aurelien Tchouameni është ndër talentët më të vlerësuar në botën e futbollit aktualisht.

Francezi i ri ka zënë vend në ekipin e Monacos dhe është startues i padiskutueshëm për trajnerin Philippe Clement.

22 vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve europiane, përfshirë edhe Real Madridin që e ka në listë për afatin e verës, raporton “Goal“.

Përveç ligës franceze, mesfushori ka arritur të bëjë performanca të mira edhe me Kombëtaren e Francës.

Tchouameni me Kombëtaren e Francës

Ai po ashtu është i dëshmuar edhe në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në Europa Ligë ku pati paraqitje mbresëlënëse me topat e fituar në mesfushë.

Pikërisht kjo është njëra ndër specialitetet e tij që po vlerësohet nga klubi spanjoll, të cilët po e shohin atë si pasues të Casemiros.

Klube të tjera të interesuara për të janë edhe Manchester City dhe Paris Saint Germain, gjë që e bën edhe më të “nxehtë” garën afatin e ardhshëm kalimtar të verës.

Tchouameni ka kontratë me AS Monacon deri në qershor të vitit 2024.

Vlera e tij kap shifrën e 40 milion eurove sipas “transfermarkt“. /Shqip.com