Sport Ndërkombëtar

Tchouameni është madrileni më i ri

Thashethemeve pë talentin francez i vie fundi.

Aurelien Tchouameni do të vazhdojë karrierën në Spanjë, pavarësisht interesimit të PSG-së dhe Liverpool-it.

Lojtari do të jetë pjesë e Real Madrid nga sezoni i ardhshëm, raporton Fabrizio Romano.

Sipas italianit, bisedimet e mbrëmshme ishin mjaft intensive dhe detajet janë të kryera.

Aurelien kishte dëshirën e madhe për t’iu bashkuar “Los Blancos”, gjë të cilën ua kishte komunikuar edhe bashkëlojtarëve të tij te Monaco.

22 vjeçari do t’i kushtojë madrilenëve plot 100 milionë euro.

80 milionë sosh do të jetë pagesa e plotë direkte, teksa 20 milionë të tjera do të jenë në formë të shtesave.

Aurelien Tchouameni. Franca

Francezi veçse ka rënë dakort për kohëzgjatjen e kontratës, e cila do të jetë deri në vitin 2027.

“Los Blancos” vetëm pritet ta zyrtarizojnë mesfushorin gjatë ditëve të ardhshme.

Kurse, së fundmi kampionët e La Ligës dhe UCL-së kanë nënshkruar me Antonio Rudiger nga Chelsea si transfer i lirë. /Shqip.com