Rozë

TBA i reagojnë Feros, i publikojnë foto kur ishte kamarier

Unikkatili dhe Fero

Reperi nga Gjilani, Fero ditëve të fundit ka qenë shumë i përfolur në media.

E gjithë kjo pasi që ai dyshohet se rrahu në studion e tij producentin, Jetmir Agaj.

Por, pas kësaj ai ka vazhduar që t’i sjellë “probleme” vetes, pasi që kësaj radhe ai është “tallur” me Unikkatil-in.

Ai ka etiketuar Unikkatil-in në njoftimin e një restoranti që po kërkonte ndihmës-kuzhinier/e, skarist/e dhe enëlarës/e.

Fero i është referuar lajmeve që flitet se Unikkatil punon në një rrjet restorantesh në Amerikë.

Por, pas kësaj ka reaguar edhe grupi TBA të cilët ia kthyen me të njëjtën monedhë duke publikuar një foto të Feros kur ishte kamarier.

Kjo foto padyshim se u bë virale dhe u komentua mjaftë shumë nga ndjekësit, pasi që edhe Fero kohë më parë ka treguar që ka punuar në këtë pozitë.

Postimi i tyre përfundoi duke shkruar që Unikkatili nuk merret me të dhe që ky reagim erdhi për t’i dhënë pak famë./SHQIP.com