Rozë

Tayna shpenzon afro 4000 euro për një dukje

Reperja, Tayna

Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, pas përfundimit të sezonit të koncerteve ka vendosur t’i jap disa ditë vetës pushim.

Ajo është duke pushuar në bregdetin turk, ku është duke sjellë imazhe nga atje.

Ajo që ra në sy ishte veshja e saj e cila kap një vlerë të madhe.

Artistja shqiptare u pa të ketë veshur një këmishë të markës Balenciaga, syze Dior, atlete të brendit Prada e po ashtu mbante një çantë Balenciaga.

Sipas faqes ‘Shqip Closet’, triko kushton hiç më pak se 850 euro, syzet kanë vlerë rreth 400 euro, çanta mbi një mijë euro e po ashtu atletet mbi 700 euro.

Në total kjo dukje e Doruntina Shalës (emri i vërtetë) kap vlerën e 3690 eurove.

Kjo vjen pas përfitimeve të mëdha të këngëtares si më mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore, marrë parasysh që është njëra ndër yjet më të kërkuara.

Tayna këtë verë ka qene produktive edhe me këngë të reja, duke sjellë disa projekte.

Ajo së fundi ka paralajmëruar edhe albumin e saj më të ri i cili pritet të lansohet shumë shpejtë./SHQIP.com