Rozë

Tayna fillon punën e 5 këngëve të reja, mësohet se me cilët artistë do të bashkëpunojë

Tayna

Tayna tashmë ka treguar se ka gati disa projekte.

Ajo tashmë veç ka filluar xhirimin e një prej videoklipeve.

Përmes disa fotove të reja që duket të jenë të shkëputura nga videoklipi i këngës, krijuesja e hitit “Columbiana” dukje tejet atraktive dhe me një stil të veçantë të veshjes dhe flokëve.

“Për kënd ‘S’du me ni”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e imazhit, duke lënë të kuptohet se është pjesë nga projekti më i ri.

Pas kësaj ajo ka marrë komente të shumta nga fansat duke kërkuar që të lansojë sa më shpejtë.

Ndryshe, ditë më parë SHQIP.com ka raportuar se ajo është në përgatitje të pesë projekteve të reja të cilat do të jenë bashkëpunime.

Ajo do të bashkëpunojë më artistë më të  famshëm të momentit si: Azet, Lumi B, Marin dhe Gesko./SHQIP.com