Rozë

Tayna feston ditëlindjen e 24-të

Tayna

Rep-artistja e njohur shqiptare, Tayna, padyshim që po bënë bujë në estradën shqiptare.

Sidomos tani, që do të lansojë albumin e saj të madh, e që fansat mezi po e presin një lansim të tillë.

Por, para kësaj, Tayna sot po feston ditëlindjen e saj të 24-të.

Tayna

Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, ku ajo pranoi edhe shumë urime të përzemërta.

Fillimisht ajo mori fjalë të ëmbla nga menaxheri i saj, duke vazhduar kështu edhe nga familjarët e ndjekësit.

“OFG” ndërkaq është hiti i saj i radhës, do të publikohet sot, me rastin e ditëlindjes së saj./SHQIP.com