Rozë

Tayna, e preferuara e Daut Haradinajt

Daut Haradinaj dhe Tayna

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Daut Haradinaj ka folur për shumë të pathëna nga jeta e tij.

Në mes të tjerash, Haradinaj ka treguar për preferencat e tij muzikore ku ka thënë se Tayna është reperja e tij e preferuar.

“Po e njoh, kam respekt shumë edhe është e preferumja ime”, i është përgjigjur ai pyetjes nga T7.

Kujtojmë që Dauti është duke e vazhduar fushatën e tij për Prishtinës , ndërsa në anën tjetër, Tayna është duke përformuar në turet e saj verore.

Ajo së fundi ka lansuar edhe projektin e saj më të ri muzikor të titulluar ”Taka” .

Vetëm një javë nga lansimi kënga ka arritur 1,2 milionë klikime, dhe këto nuk janë shifrat që jemi mësuar t’i shohim nga Tayna./SHQIP.com