Rozë

Tayna dhe Ledri përsëri në bashkëpunim

Ledri Vula dhe Tayna

Dy viteve pasi që kishin bashkëpunimin e parë, Tayna dhe Ledri Vula siç duket kanë bashkuar forcat përsëri.

Është Tayna ajo e cila ka postuar një fotografi në Instagram duke treguar se projekti është drejt finalizimit por duke mos treguar detaje.

“Shumë shpejt”, shkroi Tayna duke ndarë një sekuencë nga klipi por pa zë.

Përndryshe, bashkëpunimi i tyre i parë është ai me titull “A je”, me 40 milionë shikime në platformën ‘Youtube’.

Në anën tjetër, kënga e fundit e Ledrit është bashkëpunim me Lumi B dhe Gjikon.

Kënga titullohet “Ça bone” vetëm tri javë nga lansimi ka arritur mbi 2.7 milionë klikime./SHQIP.com