Tatliesesin s’e ndal aksidenti, me karrocë shkoi në koncert për të kënduar
Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises ka pësuar të enjten një aksident të rëndë në Mugla të Bodrumit.
Automjeti në të cilin ndodhej artisti Ibrahim Tatlises është përplasur me një kamion në Bodrum dhe më pas është përmbysur.
Ai ka pësuar lëndime të shumta trupore, megjithatë kjo nuk a ka ndaluar atë për të shkuar në koncert dhe për të kënduar.
Këngëtari legjendar u nis me autoambulancë për të shkuar në restorantin ku duhej të performonte siç ishte planifikuar.
“Ne patëm një aksident sot, Zoti i Plotfuqishëm dërgoi engjëjt e tij, vetura jonë po rrotullohej në përrua. I premtova publikut tim këtë mbrëmje, thashë se do të dal në skenë, faleminderit fëmijëve të mi dhe familjes sime, dua të falënderoj gjithashtu policinë, xhandarmërinë dhe spitalin tonë, ata u kujdesën shumë për ne”, ka thënë Tatlises në fillim të koncertit.
Përveç artistit të lënduar në aksident kanë mbetur edhe disa persona tjerë ./Shqip.com
Sabah saatlerinde geçirdiği kaza sonucu ölümden dönen İbrahim Tatlıses, hastaneden konserine gitti. Tatlıses, ayakları alçıda böyle konser verdi.
— Aykırı (@aykiricomtr) August 25, 2022