Sport Shqiptar

Tasharra Jeffries – “MVP” e javës së 20-të

Tasharra Jeffries

Tasharra Jeffries është zgjedhur “MVP” e javës së 20-të në elitën e basketbollit kosovar.

Antarja e Trepçës – ishte e jashtëzakonshme ndaj Bashkimit, duke qenë ndër më meritoret për fitoren 92-85.

Jeffries shënoi plot 52pikë, bëri tetë kërcime dhe asistoi gjashtë herë.

Kjo paraqitje ishte një tregues i klasit që ka ajo, pasi statistika të tilla rrallë shihen në Superligë.

Pesë basketbollistet më të dalluara të xhiros së 20-të:

Tasharra Jeffries (Trepça) 52 pikë, tetë kërcime, gjashtë asistime
Kelly Santos (Trepça) 21 pikë, 20 kërcime, 2 asistime
Stasha Carey (Prishtina) 18 pikë, 14 kërcime, 3 asistime
Tynice Martin (Prishtina) 24 pikë, 8 kërcime, 5 asistime
Kendra Ëilliams (Vëllaznimi) 44 pikë, 10 kërcime, 2 asistime

Sa i përket formës ekipore. Trepça gjendet në vendin e katërt në tabelë – me 28 pikë të grumbulluara. /Shqip.com