Lajme

Taravari: S’dua të jem President, as Bilall Kasami deputet! (Zbulohet skenari dhe interesat që po fsheh kryetari i shkarkuar i ASH)

I shkarkuar nga kryetar i Aleancës së Shqiptarëve me votën e delegatëve të Kuvendit Qendror të shtunën e kaluar, Arben Taravari ka humbur qetësinë.

Gjatë promovimit të tij si kandidat për President të Maqedonisë së Veriut, Taravari ka konfirmuar se ai nuk dëshiron të jetë President dhe se dëshiron të kthehet në komunën e Gostivarit që t’u shërbejë qytetarëve për mandatin që ka marrë.

Gjatë këtj prononcimi Taravari theksoi se gjatë bisedave me Bilall Kasamin, kryetar i Lëvizjes BESA dhe i komunës së Tetovës, ai i ka konfirmuar Taravarit se nuk dëshiron të jetë deputet dhe se do të kthehet edhe ai t’u shërbejë qytetarëve aty për të cilin edhe kanë marrë besimin.

Megjithatë skenari është tjetër dhe “krismat” e këtij qëndrimi do të dëgjohen diku.

Nëse Taravari nuk dëshiron të jetë “Presidenti i parë shqiptarë” atëherë kjo le të kuptohet se qëllimi i tij së bashku me LEN-in është t’i mundësojnë Siljanovskës që të kalojë në raundin e dytë në garën për President të RMV, pasi është evidente që shqiptarët nuk do të votojnë për një kandidat të VMRO-DPMNE-së për kryetar të shtetit.

“Unë zgjodha të jem kandidat për President. Kurse Bilall Kasami të jetë bartës në zonën numër 6. Edhe pse të dy e kemi biseduar se s’kemi interes për t’u bërë deputetë, as unë as deputet, as President nuk kam patur interes, thjeshtë të sjellimin ndryshimin. Edhe ai sipas meje do që të vazhdojë, edhe sipas tij, si kryetar komune sepse e ka marrë mandatin prej qytetarëve për 4 vjet, sikurse e kam marrë edhe unë. Këshhtu që, bisedimet tona kanë qenë jashtëzakonisht korrekte dhe besoj se ky trend i korrektësisë të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme“, deklaroi ditën e djeshme, Arben Taravari gjatë një komunikimi me gazetarët.

/Shqip.com