Lajme

Tanja Fajon viziton Mitrovicën, takon shefin e EULEX-it

Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon e cila po qëndron për vizitë në Kosovë, gjatë ditë së sotme ka qëndruar edhe në Mitrovicë.

Gjatë vizitës në Mitrovicë ajo ka zhvilluar edhe një takim me shefin e misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Wigemark në Twitter.

“I nderuar të informoj Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë Tanja Fajon dhe ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič. Sot është formuar baza e Njësisë Policore në Mitrovicë. Mbështetja nga shtetet anëtare të BE-së është thelbësore për punën e EULEX-it në Kosovë”, ka shkruar Wigemark.

Fajon gjatë vizitën në Kosovë ka zhvilluar takim me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, presidenten Osmanin, kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

/Shqip.com