Lajme

Tani e tutje Prishtina nën vëzhgim të kamerave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se hapësirat publike tani e tutje në Prishtinë do të jenë nën vëzhgimin të kamerave.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje është finalizuar sot me Policinë e Kosovës.

“Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot.”

Rama ka deklaruar se bashkë me Policinë e Kosovës janë zotuar se do të bashkëpunojnë për aktivitet të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të kryeqytetit.

Kujtojmë, se disa ditë më parë Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ishte kritikuar nga shoqëria civile për sigurinë, si shkak i përdhunimit të një vajze të mitur në një park të kryeqytetit në mesditë./Shqip.com