Sport Ndërkombëtar Tandemi i shpresës

“Muri i ri në Teatrin e Ëndrrave”

Martinez dhe Varane

Njëri ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm në nivel ekipi.

Tjetri e fitoi nofkën “Kasapi i Amsterdamit”.

Të dy së bashku: Muri i ri në Teatrin e Ëndrrave.

Raphael Varane dhe Lisandro Martinez ishin ankthi i sulmuesve të Liverpoolit – në derbin e së hënën mbrëma.

Si në ajër – ashtu edhe në tokë – dyshja në fjalë ishin superiorë – ani pse luajtën për herë të parë së bashku.

Këtë shfaqje nga banka rezervë e shijonte Harry Maguire.

Varane “spastroi” nëntë topa  – më së shumti në fushën e gjelbër.

Teksa, Martinez bllokoi tri goditje në drejtim të David de Geas – më së shumti në fushën e gjelbër.

Ky tandem jepi sinjale që do sjellë qetësi – në repartin defanziv të “Djajve të Kuq” – element që ka munguar në vitet e fundit.

Duke marrë parasysh faktin që në ishull ka zbarkuar edhe Casemiro – siguria rritet edhe më shumë.

Deri në fund të kampionati ka edhe 35 “beteja” për tu zhvilluar, 35 shpresa që United të rikthehet në rrugën e vjetër të suksesit./Shqip.com