Sport Shqiptar

Tamas Bruce – “MVP” i javës së katërt në Ligën Unike

Tamas Bruce

Tamas Bruce është shpallur “MVP” i gjiros së katër në Ligën Unike.

Basketbollisti i Teutës, ishte fenomenal më ndeshjen ndaj Kazma Basket, shkruan Shqip.com.

Ai e ndihmoi skuadrën e tij me 33 pikë, 14 kërcime dhe dy asistime – duke qenë më meritorët për këtë fitore.

Përveç tij, formë të lartë po kalon edhe Teuta si skuadër, pasi ka arkëtuar tre fitore, në katër ndeshje të zhvilluara.

Top pesëshja e basketbollitëve në gjiron e katër të Ligës Unike: Tamas Bruce, Urim Zenelaj, Arti Hajdari, Julian Hamati dhe Brandon Radonlph.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti që thotë "LIGA UNIKE JAVA KATERT TAMAS BRUCE 33 PIKë 14 KERCIME 5ASISTIME ARTI HAJDARI 31PIKë KERCIME 2ASISTIME URIM ZENELAJ BRANDON RANDOLPH 18 PIKë KERCIME 5 ASISTIME 23 PIKë 5 KERCIME ASISTIME 19 PIKE 11 KERCIME 2ASIST ToP5 TOP JULIAN HAMATI"
Credits: Liga Unike

Sa i përket takimeve, Prizreni 16 ka mundur Vllazninë e Shkodrës 100:96.

Tirana Neptun shënoi fitore ndaj Pejës, me rezultat 84:80

Ndërsa, Golden Eagle Ylli vazhdoi me ecurinë e mirë të rezultateve dhe shënoi fitore ndaj Rahovecit me rezultat 72:77. /Shqip.com