Tamas Bruce – “MVP” i javës së katërt në Ligën Unike

Tamas Bruce është shpallur “MVP” i gjiros së katër në Ligën Unike.
Basketbollisti i Teutës, ishte fenomenal më ndeshjen ndaj Kazma Basket, shkruan Shqip.com.
Ai e ndihmoi skuadrën e tij me 33 pikë, 14 kërcime dhe dy asistime – duke qenë më meritorët për këtë fitore.
Përveç tij, formë të lartë po kalon edhe Teuta si skuadër, pasi ka arkëtuar tre fitore, në katër ndeshje të zhvilluara.
Top pesëshja e basketbollitëve në gjiron e katër të Ligës Unike: Tamas Bruce, Urim Zenelaj, Arti Hajdari, Julian Hamati dhe Brandon Radonlph.

Sa i përket takimeve, Prizreni 16 ka mundur Vllazninë e Shkodrës 100:96.
Tirana Neptun shënoi fitore ndaj Pejës, me rezultat 84:80
Ndërsa, Golden Eagle Ylli vazhdoi me ecurinë e mirë të rezultateve dhe shënoi fitore ndaj Rahovecit me rezultat 72:77. /Shqip.com