Sport Ndërkombëtar

Tallja epike e tifozëve të Milanit ndaj atyre të Interit (FOTO)

Derbi i Milanos në Ligën e Kampioneve ka sjellë spektakël në fushën e lojës, por edhe në tribuna, me dy tifozëri të ndezura që mbështetin si gjithmonë skuadrat përkatëse.

Në fillimin e sfidës, tifozëria e Interit shpalosi një korreografi gjigande, ndërsa në anën tjetër, edhe ultrasit e Milanit nuk qëndruan duarkryq duke u përgjigjur në të njëjtën mënyrë, për të dhuruar një shfaqje shumë të bukur në stadium.

Por përtej korreografive, nisën menjëherë edhe talljet dhe në tribunën e mbështetësve të Milanit, u shfaq një mesazh tallës ndaj rivalëve.

“Curva Sud Rolex, Curva Nord Casio”, shkruanin ata duke u tallur me rivalët interistë nga ana tjetër e stadiumit me fjalët e këngës së Shakirës dhe thumbimin e saj ndaj Pique.

/Shqip.com