Talenti turk që Ancelotti e kërkon me çdo kusht
Publikuar:
(22.06.2023 18:31:25)

Edhe Real Madrid kërkon të ketë një “Lionel Messi”.
Nënkampionët e Spanjës kanë vendosur në krye të listës së dëshirave një 18-vjeçar turk që po tërheq vëmendjen e gjithë botës. Bëhet fjalë për talentin e Fenerbahçe, Arda Guler.
I rritur në akademinë e ekipit nga Stambolli, gjatë sezonit të fundit ai ka shënuar 6 gola dhe 7 asiste në 35 ndeshje të luajtura.
Një nga ndeshjet më fantastike të karrierës së tij të shkurtër në Turqi është finalja e Kupës ku Fenerbahçe fitoi 2-0 ndaj Basaksehir dhe ku Guler dhuroi asistet e dy golave të ndeshjes.
Real Madrid ka në plan të paguajë klauzolën 18 milionë euro të sulmuesit por vendimtare do të jetë dëshira e lojtarit pasi në garë për të janë edhe shumë klube të tjera evropiane.
/Shqip.com