Sport Shqiptar

Talenti shqiptar debuton në moshë të re për Celticun, gjashtë klube gjigante nga Evropa e përcjellin nga afër

Talenti 17-vjeçar shqiptar, Rocco Vata, ditën e sotme ka debutuar me skuadrën e parë të Celticut në Skoci.

Vata u aktivizua në Premiership skocez përballë Hibernianit në fitoren që skuadra e Celtic e arriti në fushën e Hibernianit me rezultat 4:0.

Vata u inkuadrua në lojë në minutën e 84-t dhe për ato pak minuta që ishte në lojë duket se ka marrë një vëmendje të madhe.

“Tutomercatoweb” raporton se Bayern Munich, Borussia Dortmundi, Juventus, Milan, Atletico Madrid dhe Roma, kishin dërguar delegatët e tyre për të parë Vatën teksa debutante, shkruan Shqip.com.

Rocco është djali i ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata.

17-vjeçari deri më tash ka luajtur për grupmoshat e Irlandës së Veriut, e nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen ta përfaqësojë Shqipërinë.

/Shqip.com