Talenti i Gjilanit ka përfunduar me sukses operimin pas frakturës

Edison Kqiku pati sukses në operimin e këmbës së djathtë.
Lëndimin e rëndë e mori përgjatë seancave stërvitore.
Lajmin e ka konfirmuar vetë SC Gjilani, përmes një njoftimi në Facebook.
“Sport Club Gjilani konfirmon se futbollisti Edison Kqiku ka përfunduar me sukses operacionin në këmbën e djathtë pas një lëndimi që pësoi në seancat stërvitore.

“Kqiku ka pësuar frakturë në fibulën e këmbës së djathtë dhe me rekomandim të stafit mjekësor është operuar për të kaluar më shpejtë këtë sfidë.
“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Edit dhe presin më të fortë në fushat e blerta., ka njoftuar të enjten SC Gjilani”, ka shkruar klubi.
Përndryshe, 23-vjeçari nuk arriti ta kapë formën optimale të tij në edicionin që lamë pas, si shkak i konkurrencës në ekip dhe lëndimeve. /Shqip.com