Sport Ndërkombëtar

Talenti i futbollit belg kërkohet nga klubet angleze

FOTO: dhnet.be
FOTO: dhnet.be

Arthur Vermeeren raportohet se mund të bëhet pjesë e ligës më të fortë në Evropë, Premierligë.

Arthur Vermeeren aktivizohet te skuadra Royal Antwerp ku luan edhe mesfushori nga Kosova, Arbnor Muja.

18 vjeçari, i cili konsiderohet nga talentët më të mirë në Belgjikë, sipas medieve britanike, kërkohet nga gjiganti anglez, Manchester United.

Skautët e ‘Djajve të Kuq’ janë duke vëzhguar Vermeeren të cilin duan të transferojnë në ‘Old Trafford’.

Krerët e Unitedit shumë shpejtë do të nisin negociatat me agjentin e lojtarit.

Krahas skuadrës së Ten Hag, thuhet se edhe Newcastle United është i interesuar për supertalentin belg.

/Shqip.com