Sport Ndërkombëtar

Talenti i Barçës – kërkohet nga skuadra amerikane

Riqui Puig

Riqui Puig nuk figuron në planet e Xavi Hernandez.

Por, ofertat në drejtim të mesfushorit spanjoll janë të pakta.

22 vjeçari – së fundmi ka rënë në radarin e skuadrës amerikane, LA Galaxy – sipas Ferran Martinez – të Mundo Deportivos.

Puig është lënë edhe jashtë ndeshjeve parasezonle të katalunasve.

Ai zhvilloi vetëm 15 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës dhe në vetëm dy nga to luajti 90 minuta.

Ndërsa, shënoi vetëm një gol.

Edhe më pak hapërsira pati në Ligën e Kampionëve dhe në Europaligë – duke zhvilluar vetëm nga një ndeshje në të dyja kompeticoinet.

Ai konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenjë të dalë nga “La Masia” në vitet e fundit, por Gavi dhe Pedri ia “prishën” planet.

Kontrata me blaugranët i skadon në vitin 2023./Shqip.com