Sport Ndërkombëtar

Takumi Minamino zbarkon në Monaco

Takumi Minamino

Në “Anfield Road” qëndroi në bankën rezervë.

Vendin e startuesit nuk e zuri dot në formacionin e Jurgen Klopp dhe vendosi të largohet.

Takumi Minamino është edhe zyrtarisht pjesë e Monaco – pasi francezët paguan 15-të milionë euro për shërbimet e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në fjalë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera thuhet se – ai ka nënshkruar kontratë deri në viti 2026.

Minamino e djersiti fanellën e “The Reds” vetëm në 11-të ndeshje të sezonit të kaluara.

Teksa, shënoi tre gola.

Në total – që kur u bashkua me Liverpoolin,- në vitin 2019 – ai është paraqitur në vetëm 30 ndeshje kampionale.

Ligue 1 mund të jetë një lloj rilindje për 27 vjeçarin, i cili nuk arriti t’i përmbushë pritshmëritë në ishull. /Shqip.com